Biznese

Pagesa për punëtorë

Pagesa për punëtorë nga ana e qeverisë do të ndihmon që më shumë australianë të mbeten në punë dhe të mbështen bizneset e prekura nga ndikimi i konsiderueshëm ekonomik i koronavirusit.  

Sipas skemës për subvencion të pagave, punëtorët do të marrin një pagesë dyjavore prej 1,500 $ (pa tatim) përmes punëdhënësit të tyre. 

Tregtarët individual mund të aplikojnë për pagesa të punëtorëve (JobKeeper) në shërbimet online ATO (ATO online services) që janë të qasshme përmes llogarisë së tyre myGov.

Bizneset dhe organizatat joprofitabile mund të aplikojnë për pagesa të punëtorëve në portalin për biznes (Business Portal) të qasshëm përmes aplikacionit të tyre myGovID (ky është ndryshe nga ai në myGov).

Sigurimi i fluksit të parave për të paguar faturat dhe rrogat

Pagesat e përkohshme për fluks të përkohshëm të parave deri në 100,000$ janë të disponueshme për të mbajtur operative bizneset e vogla dhe të mesme, për të paguar faturat e tyre dhe për të mbajtur stafin e tyre.  

Më shumë informacione në:

Praktikantët dhe stazhantët

Qeveria po mbështet zhvillimin e vazhdueshëm të fuqisë punëtore të shkathët të Australisë dhe po ndihmon bizneset e pranueshme për të mbajtur praktikantët dhe stazhantët duke u ofruar një rrogë subvencionuese prej 50 përqind deri në 21,000$.

Më shumë informacione:

Kreditë dhe huamarrjet

Një skemë e re garantuese e koronavirusist për SVM (sipërmarrjet e vogla dhe të mesme) do të thotë se mund të keni qasje në huamarrje shtesë nga huadhënësit participues për t’ju mbështetur në muajt në vijim.  

Qeveria do të siguron një garancion prej 50 përqind për huadhënësit e SVM-së për huamarrjet e reja të pasiguruara që do të përdoren për kapital punues.  

Qeveria gjithashtu po siguron një lirim nga obligimet huadhënëse përgjegjëse për huadhënësit duke siguruar një kredi për klientët ekzistues të bizneseve të vogla.

Ky lirim është për gjashtë muaj dhe zbatohet për çfarëdo kredie për qëllime biznesi, përfshirë kredi të reja, rritje të limitit kreditor dhe variacione kreditore dhe ristrukturime.  

Mbështetja për regjionet dhe sektorët  

Pragu instant i zbritjeve të aseteve është rritur nga 30,000$ në 150,000$ për biznese me një qarkulim vjetor të akumuluar prej më pak se 500 milionë $.

Qoftë nëse bleni mjete të reja për depon tuaj apo për një traktor të përdorur, biznesi juaj mund të përfiton nga zbritja instant e zgjeruar e aseteve deri më 31 dhjetor 2020.   

Zbritjet e përshpejtuara të amortizimit gjithashtu do të jenë në dispozicion për biznese të pranueshme përmes një iniciative stimuluese investimi 15 mujore.

Më shumë informacione:

Instant zbritja e aseteve për biznese të pranueshme (Instant asset write-off for eligible businesses)

Mbështetja e investimit në biznes- Amortizimi i përshpejtuar (Backing business investment – accelerated depreciation)

Gjithashtu shikoni: