Për bizneset

Pagesa JobKeeper

Pagesa qeveritare JobKeeper ishte një subvencion për bizneset e prekura dukshëm nga koronavirusi (COVID-19).

Punëdhënësit e pranueshëm, tregëtarët individual dhe entitete tjera mundeshin të aplikojnë për të marrur pagesa JobKeeper për punonjësit e tyre të pranueshëm. Kjo u është paguar punëdhënësve pas çdo muaji nga ATO.

Bizneset mundeshin të regjistrohen për pagesë JobKeeper përmes portalit për biznes ATO, në shërbimet online ATO duke përdorur myGov nëse ata ishin një tregëtar individual, apo përmes një agjenti të regjistruar tatimor apo BAS.

Për informacione në lidhje me Pagesën JobKeeper vizitoni www.ato.au/JobKeeper.

Sigurimi i fluksit të parave për të paguar faturat dhe rrogat

Biznese dhe organizata joprofitabile (NFP) të pranueshme që punësojnë staf do të marrin në nga $20,000 deri më $100,000 sasi para të gatshme duke paraqitur deklaratat e tyre të aktivitetit deri në muajin apo tremujorshin nga muaji mars 2020 deri në shtator 2020.

Më shumë informacione në:

Praktikantët dhe stazhantët

Qeveria po mbështet zhvillimin e vazhdueshëm të fuqisë punëtore të shkathët të Australisë dhe po ndihmon bizneset e pranueshme për të mbajtur praktikantët dhe stazhantët duke u ofruar një rrogë subvencionuese prej 50 përqind deri në 21,000$.

Më shumë informacione:

Kreditë dhe huamarrjet

Një skemë e re garantuese e koronavirusist për SVM (sipërmarrjet e vogla dhe të mesme) do të thotë se mund të keni qasje në huamarrje shtesë nga huadhënësit participues për t’ju mbështetur në muajt në vijim.  

Qeveria do të siguron një garancion prej 50 përqind për huadhënësit e SVM-së për huamarrjet e reja të pasiguruara që do të përdoren për kapital punues. 

Qeveria gjithashtu po siguron një lirim nga obligimet huadhënëse përgjegjëse për huadhënësit duke siguruar një kredi për klientët ekzistues të bizneseve të vogla.

Ky lirim është për gjashtë muaj dhe zbatohet për çfarëdo kredie për qëllime biznesi, përfshirë kredi të reja, rritje të limitit kreditor dhe variacione kreditore dhe ristrukturime. 

Mbështetja për regjionet dhe sektorët 

Qeveria ka caktuar 1 milijardë $ për mbështetje të komuniteteve, regjioneve dhe industrive që më shumë janë prekur nga shpërthimi i koronavirusit. Këto fonde do të jenë në dispozicion për të ndihmuar gjatë shpërthimit dhe për të ndihmuar në rimëkëmbje. Përveç kësaj, qeveria është duke ndihmuar industrinë e transportit ajror përmes një pakete deri në 715 milionë $. 

Masat e përkohshme të planit për JobMaker për mbështetje të bizneseve

Si pjesë e buxhetit 2020-21, qeveria është duke implementuar një numër masash për të ndihmuar në rimëkëmbjen e bizneseve nga ndikimi e pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Këto masa lidhen me kërkesën për koncesione tatimore, zvogëlimin apo zhvlerësimin e aseteve në kohën tatimore. Ata do të mbështesin bizneset gjatë ndikimeve ekonomike të COVID-19 për vitet financiare 2020-21 dhe 2021-22.

Këto masa përfshijnë:

  • Kredia për punësim JobMaker (JobMaker Hiring Credit)
  • Shlyerja e plotë e përkoshme (Temporary full expensing)
  • Kthimi i humbjes (Loss carry back)
  • Mbështetja e investimeve biznesore – amortizimi i përshpejtuar (Backing business investment – accelerated depreciation)
  • Fshirja e menjëhershme e aseteve (Instant asset write-off)
  • Rritja e pragut të qarkullimit të njësisë së biznesit të vogël (Increasing the small business entity turnover threshold)