Nuk ka dëbime

Dëbimet do të ndalen për gjashtë muaj nga ana e qeverisë të shteteve dhe territoreve. Pronarët e tokave dhe qiramarrësit inkurajohen të flasin për marrëveshje të reja afatshkurte. Shihni në qeverinë tuaj përkatëse të shtetit apo territorit për më shumë detaje.

Opcionet për shkallë minimale të rënies për pensionistët

Kërkesa minimale për rënie për pensione të bazuara në llogari dhe për produkte të ngjajshme është zvogëluar për 50% për të ardhurat vjetore për 2019-20 dhe 2020-21 për të ndihmuar zbutjen e humbjeve të konsiderueshme në tregjet financiare si rezultat i pandemisë së COVID-19.

Për më shumë informacione, vizitoni www.ato.gov.au/drawdown

Pagesa JobKeeper

Pagesa qeveritare JobKeeper ishte një ndihmë e përkohshme për bizneset që dukshëm janë të prekura nga koronavirusi (COVID-19).

Punëdhënësit e pranueshëm, tregëtarët individual dhe entitetet e tjera mundeshin të aplikojnë për të marrur pagesat JobKeeper për punonjësit e tyre të pranueshëm. Kjo u është paguar punonjësit pas përfundimit të muajit nga ATO.

Bizneset mundeshin të regjistrohen për Pagesën JobKeeper përmes biznes portalit ATO, në shërbimet online ATO duke përdorur myGov nëse ata ishin një tregëtar individual, ose përmes agjentit tatimor të regjistruar ose përmes agjentit BAS.

Për më shumë informacione për Pagesën JobKeeper vizitoni www.ato.gov.au/JobKeeper

Kredia për Punësim JobMaker (JobMakerHiring Credit)

Skema e kredisë për punësim JobKeeper është një stimul për bizneset për të punësuar punëkërkuesit e ri plotësuae nga mosha 16-35 vjeçe.

Punëdhënësit e pranueshmë mund t’i qasen pagesave kreditore për punësim JobKeeper për secilin punonjës plotësues të pranueshëm që i punësojnë në mes 7 tetorit 2020 dhe 6 tetorit 2021.

Shih www.ato.gov.au/jobmakerhiringcredit për më shumë informacione.

Mbajtja e sistemit sigurt dhe pastërt

Keni kujdes nga mashtrimet që mund t’ju gënjejnë të jepni para ose të jepni informacionet e juaja personale.

Mashtruesit shpesh pohojnë se janë nga organizata të besueshme, sikurse Zyra Tatimore e Australisë (ATO). Nëse keni dyshime se një kontakt është i vërtetë apo jo, mos u përgjigjeni. Mund të thirrni Linjën për Mashtrime të ATO (ATO Scam Hotline) në 1800 008 540 ose të vizitoni visit www.ato.gov.au/scams për më shumë informacione.

Pagesat dhe shërbimet e qeverisë

Services Australia mund t’ju ndihmon financiaristh edhe nëse nuk keni marrur një pagesë Centrelink. Nuk ka nevojë të shkoni tek një qendër e shërbimit. Mund t’i përdorni opcionet tona për vetëshërbim. Gjithashtu mund t’i qaseni një punëtorit social. Nëse veçmë jeni klient, ka ndryshime në pagesat dhe shërbimet si pasojë e koronavirusit (COVID-19). Për më shumë infromacione në më shumë gjuhë vizitoni servicesaustralia.gov.au/covid19