Individët dhe amvisëritë

Lëshimi i hershëm i pensionit  

Individët e pranueshëm dhe banorët e përkohshëm të pranueshëm do të mund të aplikojnë përmes  myGov për të pasur qasje në 10,000$ në pensionin e tyre deri më 1 korrik 2020.   

Nga 1 korrik 2020 deri më 24 shtator 2020, individët mund të kenë qasje deri në 10,000$.  

Qasja në pension do të ndikon në bilancin tuaj dhe mund të ndikon edhe në të ardhurat tuaja në pension. Konsideroni të kërkoni këshillë financiare para se të aplikoni për lëshim të hershëm të pensionit.  

Më shumë informacione për lëshim të hershëm për pensionit në www.ato.gov.au/coronavirus, apo nëse dëshironi të flisni me ATO në gjuhën tuaj, thirrni Shërbimin për përkthim dhe interpretim (TIS National) në 13 14 50.

Nuk ka dëbime  

Dëbimet do të ndalen për gjashtë muaj nga ana e qeverisë të shteteve dhe territoreve. Pronarët e tokave dhe qiramarrësit inkurajohen të flasin për marrëveshje të reja afatshkurte. Shihni në qeverinë tuaj përkatëse të shtetit apo territorit për më shumë detaje.  

Opcionet për shkallë minimale të rënies për pensionistët

Kërkesa minimale për rënie për pensione të bazuara në llogari dhe për produkte të ngjajshme është zvogëluar për 50% për të ardhurat vjetore për 2019-20 dhe 2020-21 për të ndihmuar zbutjen e humbjeve të konsiderueshme në tregjet financiare si rezultat i pandemisë së COVID-19,

Për më shumë informacione, vizitoni www.ato.gov.au/draëdoën

Mbajtja e sistemit sigurt dhe pastërt

Ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrit të australianëve që kanë qenë cak i COVID-19 dhe mashtrimeve tjera. Nëse mendoni se keni qenë të kontaktuar nga ndonjë mashtrues apo ndonjë të dyshimtë në lidhje me ndonjë e-mail, SMS apo thirrje telefonike, së pari na kontaktoni neve.   

Për më shumë informacione vizitoni www.ato.gov.au/scams.

Nëse jeni të brengosur se informacionet tuaja tatimore apo pensionale janë vjedhur apo përdorur pa lejen tuaj, ju duhet të:  

  • Kontrolloni llogarinë tuaj myGov nëse keni llogari, dhe të sigurohuni se informacionet tuaja janë të sakta
  • Kontaktoni Qendrën për mbështetje për identitetin e klientëve (Client Identity Support Centre) në 1800 467 033 për t’ju ndihmuar të mbroni identitetin tuaj tatimor.

Gjithashtu mund të na njoftoni nëse ndjeni se një individ apo biznes nuk po bën punën e duhur në  www.ato.gov.au/tipoff.

Pagesat dhe shërbimet qeveritare

Services Australia mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojnë financiarisht edhe nëse veçmë nuk keni marrur një pagesë Centrelink. Nuk ka nevojë të shkoni tek një qendër shërbimi. Ju mund të përdorni opcionet për vetëshërbim. Ju gjithashtu mund t’i qaseni një punëtori social. Nëse ju veçmë jeni klient, ka pasur ndryshime në pagesat dhe shërbimet tona si pasojë e koronavirusit (COVID-19). Për më shumë informacione në gjuhë të ndryshme vizitoni servicesaustralia.gov.au/covid19