Keqinformimi dhe të vërtetat rreth Koronavirusit COVID-19

MIT: Ju mund ta trajtoni koronavirusin me antibiotikë ose ilaçe antimalariale

FAKT: Ende nuk ka vaksinë ose trajtim për koronavirus.

Hulumtuesit në mbarë botën po punojnë shumë për të zhvilluar një vaksinë për virusin. Disa vaksina kandidate janë aktualisht në provat klinike. Megjithatë, ne nuk e dimë se sa kohë do të zgjasë zhvillimi i vaksinave.

Hulumtuesit janë gjithashtu në kërkim në përdorimin e ilaçeve të reja dhe aktualisht në dispozicion që mund të ndihmojnë në trajtimin e koronavirusit. Për shembull, një ilaç anti-viral i quajtur remdesivir, ka marrë miratimin e përkohshëm në Australi për të trajtuar njerëzit me COVID-19 të rëndë. Barnat e tjera që po hetohen përfshijnë trajtime për artritis, malaria dhe HIV. Këto ilaçe nuk do të kurojnë koronavirusin, por ato mund të ulin numrin e njerëzve që marrin virusin dhe ashpërsinë e rasteve.

Është e rëndësishme, pra, për të mbrojtur veten duke praktikuar higjienë të mirë të duarve dhe frymëmarrjes, duke mbajtur distancimin fizik, duke qëndruar në shtëpi dhe duke u testuar nëse ju jeni të sëmurë, dhe duke mbajtur maskë nëse ju jeni në një zonë me transmetim të rëndësishëm të komunitetit, veçanërisht kur është e vështirë për të praktikuar distancimin fizik.

MIT: Fëmijët janë 'super shpërndarës' të COVID-19

FAKT: Ndërsa fëmijët e vegjël janë njihen si 'super shpërndarës' të mikrobeve dhe meteve në përgjithësi, të tilla si për gripin, provat aktuale për COVID-19 sugjerojnë se transmetimi fëmijë-fëmijë në shkolla është i pazakontë. Përveç kësaj, nuk ka të dhëna kudo në botë që tregon se përhapja e madhe e këtij virusi ka ndodhur me fëmijët më të vegjël. Edhe pse është e mundur, provat aktualisht sugjerojnë se fëmijët nuk janë super shpërndarës të virusit që shkakton COVID-19.

MIT: Australia nuk mund të marrë pajisje dhe furnizime të mjaftueshme mjekësore (ventilatorë, maska, kuti testimi)

FAKT: Australia ka qenë shumë e suksesshme në rrafshimin e kurbës, që ka nënkuptuar se ne kemi shmangur presionin në rritje mbi spitalet tona.

Ne kemi shumë pajisje mbrojtëse personale në dispozicion në Australi, me më shumë duke u prodhuar në Australi dhe dorëzuar në Australi gjatë gjithë kohës. Për shembull, Rezerva Kombëtare Mjekësore (the National Medical Stockpile) mbetet e pajisur mirë dhe ka urdhëruar më shumë se gjysmë miliardë maska për shpërndarje të shkallëzuar deri në 2021.

Komitetet këshilluese të Qeverisë Australiane, duke përfshirë Rrjetin e sëmundjeve ngjitëse të Australisë dhe Rrjetin e Laboratorit të Shëndetit Publik, takohen shpesh për të rivlerësuar udhëzimet mbi kërkesat e testimit COVID-19, për të siguruar që testimi thelbësor është kryer për të mbështetur reagimin tonë shëndetësor publik ndaj pandemisë COVID-19.

MIT: Spitalet e Australisë nuk do të jenë në gjendje të përballojnë kërkesën në rritje për shkak të COVID-19

FAKT: Australia ka qenë shumë e suksesshme në rrafshimin e kurbës, që ka nënkuptuar se ne kemi shmangur presionin në rritje mbi spitalet tona. Australia ka një sistem shëndetësor të klasit botëror që është i vendosur mirë për të përmbushur kërkesat shtesë gjatë pandemisë COVID-19 nëse është e nevojshme. Kjo përfshin kapacitetin për shtretër shtesë spitalore, pajisje mjekësore, furnizime, dhe stafi mjekësor nëpërmjet një partneriteti midis Qeverisë Australiane, qeveritë e shteteve dhe territoreve dhe sektorit privat shëndetësor.

MIT: Një mbyllje dyjavore do të ndalojë përhapjen e COVID-19

FAKT: Vendosja e kufizimeve për dy ose tre javë dhe pastaj heqja e tyre dhe kthimi në jetën tonë normale nuk do të ndalojë përhapjen e COVID-19.

Shumica e njerëzve me COVID-19 kanë vetëm simptoma të buta ose s'kanë simptoma. Rreziku i vetëm i një mbyllje dyjavore është se njerëzit asimptomatik meCOVID-19 mund t'i ekspozojnë pa vetëdije njerëzit e tjerë tek virusi kur gjithçka hapet pas mbylljes.

Mënyra më e mirë për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19 është të praktikoni higjienën e mirë të duarve dhe të frymëmarrjes, të ruani distancimin fizik, të qëndroni në shtëpi dhe të testoheni nëse nuk ndiheni mirë dhe të mbani një maskë nëse jeni në një zonë të transmetimit të komunitetit dhe nuk është i mundur distancimit fizik.

Ekspertët tanë shëndetësorë do të vazhdojnë të monitorojnë numrin e rasteve të reja çdo ditë në Australi dhe aty ku ndodh transmetimi. Ata pastaj do të bëjnë rekomandime në bazë të provave për çdo rregull apo kufizim të ri që duhet të miratohet. Gjithkush duhet të qëndrojë i përditësuar me kufizimet aktuale duke vizituar www.australia.gov.au.

MIT: Testimi i të gjithëve do të ndalojë përhapjen e koronavirusit

FAKT: Testimi nuk ndalon përhapjen e virusit.

Një nga shtyllat themelore në parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 është testimi diagnostik në kohë, i shkallëzuar dhe i saktë. Testimi diagnostik luan një rol kritik në përcaktimin e epidemiologjisë së sëmundjes, informimin e rasteve dhe menaxhimin e kontaktit, dhe përfundimisht në reduktimin e transmetimit viral.

Megjithatë, testimi negativ ndaj COVID-19 nuk do të thotë që nuk jeni në rrezik, ose rrezik për të tjerët. Ju mund të dilni negativ në testim për COVID-19 pasi të jeni ekspozuar ndaj Sars-COV-2 (virusi që shkakton COVID-19), por para se të zhvilloni simptoma. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të praktikoni higjienë të mirë dhe distancim fizik, dhe të qëndroni në shtëpi kur nuk ndiheni mirë. Këto veprime, së bashku me testimin e synuar, po ndihmojnë në parandalimin e transmetimit të COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera infektive, duke reduktuar kërkesën në sistemin shëndetësor australian.

Menaxhimi i suksesshëm i shëndetit publik të rritjes së numrit të rasteve dhe shpërthimeve në një rajon kërkon që testimi të jetë në shënjestër me kujdes për të arritur ekuilibrin e duhur midis ruajtjes së kontrollit të epidemisë dhe mbrojtjes së qëndrueshmërisë së laboratorit dhe kapaciteti testues të vendit.

Testimi i gjërë i australianëve që nuk tregojnë simptoma (asimptomatik) është i dekurajuar fuqimisht. Kjo strategji testimi nuk është as epidemiologjikisht e shëndoshë, as një qasje me kosto efektive për të identifikuar transmetimin e sëmundjeve. Qeveria Australiane pranon se mund të ketë një rol për testimin asimptomatik në kontekste specifike për kontrollin e sëmundjeve dhe qëllimet e mbikëqyrjes. Këto kontekste përfshijnë parametrat e shpërthimit, popullata me rrezik më të lartë të transmetimit në zonat e incidencës së ulët, popullatat me rrezik dukshëm më të lartë të ekspozimit, dhe ato në mjediset e transmetimit me rrezik të lartë të cilët janë gjithashtu të prekshme ndaj sëmundjeve të rënda nëse infektohen.

Qeveria Australiane vazhdon të rekomandojë që strategjitë e testimit, duke përfshirë programet e shqyrtimit në vendin e punës për njerëzit asimptomatik, të zhvillohet në konsultim me autoritetet përkatëse shëndetësore publike dhe drejtorët e laboratoreve. Kjo është për t'u siguruar që qasjet më të përshtatshme dhe më efektive janë të aplikuara. Për më shumë informacione mbi pozicionin e Qeverisë Australiane mbi testimin e gjërë asimptomatik, ju lutem shikoni faqen e internetit të Departamentit të Shëndetësisë.

MIT: Pajisjet për testim nuk janë të sakta

FAKT: Në Australi, testet COVID-19 janë shumë të sakta. Të gjitha metodat e testimit të përdorura në Australi janë vërtetuar tërësisht. Ato vazhdojnë të monitorohen nga afër nga Administrata e Mallrave Terapeutike (TGA) dhe përmes pjesëmarrjes së detyrueshme në programet e sigurimit të cilësisë që janë zhvilluar posaçërisht për SARS-COV-2 (virusi që shkakton COVID-19).

Në Australi, testimi i reaksionit zinxhirë polimerazë me bazë laboratorike (PCR) është testi standard më i mirë që përdoret për të diagnostikuar infeksionin akut Sars-COV-2 në trupin tuaj dhe nevojitet marrja e një mostre të respiratore për të kryer testin. Testet e PCR janë shumë të ndjeshme dhe zbulojnë fragmente më të vogla gjenetike që janë specifike për Sars-COV-2 në një mostër respiratore.

Çdo teknologji testimi e re në Australi kërkon vlerësim shumë të kujdesshëm nga TGA për të siguruar cilësinë dhe besueshmërinë e rezultateve dhe për të mundësuar furnizimin e saj ligjor. Për informacione të përditësuara mbi të cilat testet COVID-19 janë të përfshira në Regjistrin Australian të Mallrave Terapeutike, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të TGA në: www.tga.gov.au/covid-19-test-kits-included-artg-legal-supply-australia.

MIT: Koronavirus është një mashtrim

FAKTI: COVID-19 është shkaktuar nga një koronavirus (SARS-COV-2), i cili është pjesë e një familjeje të madhe virusesh që mund të çojnë në infeksione respiratore tek njerëzit dhe kafshët. Këto infeksione mund të shkojnë nga ftohja e zakonshme në sëmundje më serioze. COVID-19 është përhapur në mes të njerëzve nga spërkalave dhe nëpërmjet sipërfaqeve të kontaminuara.

Në Australi, Laboratori i Referent i Sëmundjeve Infektive  i Victoria (VIDRL) në Institutin Peter Doherty për Infeksion dhe Imunitet, ishte laboratori i parë jashtë Kinës që izolonte Sars-COV-2. VIDRL ndau virusin e izoluar me laboratorë të tjerë australianë, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe vende të tjera, për të mundësuar zhvillimin, validimin dhe verifikimin e testeve diagnostike për COVID-19.

Australia është me fat që mbështetet nga një rrjet ekspertësh të laboratorëve patologjik publik dhe privat me mundësinë dhe akreditimin e duhur për të zbuluar dhe konfirmuar SARS-COV-2. Aftësia e këtyre laboratorëve për të shkallëzuar kapacitetin e testimit ka qenë thelbësore për suksesin e Australisë në rrafshimin e kurbës dhe shmangien e normave shkatërruese të infeksionit që shihen në vende të tjera. Informacione mbi numrin e njerëzve me COVID-19 dhe numrin e vdekjeve nga sëmundja grumbullohen në Australi dhe në mbarë botën. Të dhënat publikohen çdo ditë nga Departamenti Australian i Shëndetësisë.

MIT: Maskat janë joefektive dhe/ose të pasigurta

FAKT: Maskat, kur përdoren me masa të tjera paraprake si higjiena e mirë, distancimi fizik, qëndrimi në shtëpi dhe testimi kur nuk ndiheni mirë, ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19.

Ashtu si shumica e viruseve respiratore, SARS-COV-2 (virusi që shkakton COVID-19) përhapet kryesisht nga spërkalat që përmbajnë viruse, të cilat prodhohen kur një person i infektuar flet, kollitet ose teshtin. Përhapja mund të ndodhë edhe nëpërmjet sipërfaqeve të kontaminuara. Një maskë mund të përdoret nga një person me një infeksion respirator viral, duke përfshirë COVID-19, me ose pa simptoma, për të mbrojtur të tjerët duke ulur përhapjen e spërkalave respiratore të infektuara. Maskat përdoren nga punonjësit e shëndetit dhe kujdesit për të mbrojtur veten kur nuk janë në gjendje të mbajnë distancimin fizik nga një person me një infeksion respirator, duke përfshirë COVID-19.

Mbajta e një maske është vetëm një hap në ngadalësimin e përhapjes së COVID-19 dhe nuk është zëvendësim për masat e tjera paraprake. Është e rëndësishme të vazhdoni të praktikoni higjienën e mirë të duarve dhe të frymëmarrjes, distancimin fizik, dhe të qëndroni në shtëpi dhe të testoheni kur nuk ndiheni mirë.

Nuk ka dëshmi se mbajtja e një maske është e pasigurt ose se ajo çon në probleme të tilla si mungesa e oksigjenit. Ofruesit e kujdesit shëndetësor kanë mbajtur maska për periudha të zgjatura kohore për shumë vite pa këto probleme.

 

Qasuni rregullisht kësaj faqe të internetit për të qëndruar i informuar për zhvillimet kryesore në përgjigjen e Qeverisë Australiane ndaj COVID-19.

SBS gjithashtu ka një sërë informacionesh mbi COVID-19 në gjuhën tuaj. Ju gjithashtu mund të përdorni aplikacionet e telefonisë celulare dhe zgjerimet e shfletuesit për të përkthyer informacionin qeveritare. Kërkoni atë që plotëson nevojat tuaja.

Për t'iu qasur informacioneve shtesë në gjuhën angleze, vizitoni www.australia.gov.au.