Racizmi nuk është i pranueshëm

Nëse shihni apo përjetoni diskriminim racor, ngacmim apo urrejtje, mos duroni, folni.

Nëse jeni viktimë e sjelljes racore

  • Nëse jeni të ofenduar apo të kërcënuar me dhunë, kontaktoni policinë.
    • Në një situatë emergjente apo situatë me kërcënim jete, thirrni në tre zero (000) dhe kërkoni policinë.
    • Nëse ju duhet ndihma e policisë, por nuk ekziston një rrezik i menjëhershëm, thirrni në linjën për ndihmë të policisë (131 444).
  • Nëse nuk ka dhunë, dhe nëse është e sigurt të veproni ashtu, ndoshta dëshironi të zgjidhni situatën vetë duke ngritur çështjen drejtpërdrejt me personin apo me njerëzit e përfshirë.
  • Nëse kontakti i drejtpërdrejt nuk zgjidh situatën, apo nëse nuk ndjeheni të qetë për të bërë këtë, mund të parashtroni një ankesë deri tek Komisioni Australian për të drejtat e njeriut (AHRC).

Fuqia e spektatorëve

Kur njerëzit që janë dëshmitarë të racizmit folin kundër tij, kjo bën që personi që ka është cak të ndjehet i mbështetur, dhe mund të bën që personi që është racist të rishqyrtoj sjelljen e tij. Por a është e sigurt të veprohet ashtu, të folim dhe qëndrojmë bashkë me viktimën. Edhe një gjest i thjeshtë mund të jetë i fuqishëm.  

Nëse shihni sjellje raciste mund të:

  • Folni — ta quani atë si racizëm, t’ia bëni me dije kryerësit se kjo nuk është e pranueshme
  • Mbështetni viktimën — qëndroni pranë personit që është cak dhe ta pyesni se a ndjehet mirë  
  • Merrni provë — regjistroni incidentin me telefon, fotografoni kryerësin dhe ta raportoni ate tek autoritetet   

Komisioni Australian për të drejtat e njeriut ka disa këshilla për spektatorët, vizitoni https://itstopswithme.humanrights.gov.au/respond-racism

Diskrimini racor dhe të drejtat tuaja

Në Australi është e kundërligjshme të bëhet diçka në publik bazuar në racë, ngjyrë, origjinë kombëtarë apo etnike të një personi apo grupi të njerëzve që me gjasë është  ofendim, fyerje, nënçmim apo frikësim. Ky lloj i sjelljes është i klasifikuar si urrejtje racore. 

Shembuj të urrejtjes racore mund të përfshijnë: 

  • material ofendues në internet, përfshirë e-forumet, blogjet, rrjetet sociale dhe faqet për shpërndarje të videove
  • komente ofenduese racore apo fotografi në gazetë, revistë apo publikim tjetër siç është një flëtëpalosje apo fletushkë 
  • fjalime ofenduese racore në një tubim publik
  • komente abuzive racore në një vend publik, siç është një shitore, vend pune, park, transport publik apo shkollë 
  • komente abuzive racore në ngjarje sportive nga ana e lojtarëve, spektatorëve, trajnerëve apo zyrtarëve. 

Ligji ka për qëllim një barazpeshim në mes të drejtës për të komunikuar lirshëm (‘liria e shprehjes’) dhe të drejtës për të jetuar të lirë pa urrejtje racore. Disa veprime mund të mos jenë në kundërshtim me ligjin nëse ato janë “të kryera në mënyrë të arsyeshme dhe me vullnet të mirë”.

Diskriminimi racor ndodh kur një person trajtohet në mënyrë jo të barabartë me një person tjetër në një situatë të ngjajshme për shkak të racës, ngjyrës, prejardhjes, origjinës kombëtare apo etnike apo statusi si emigrant siç është refuzimi për t’iu dhënë shtëpi me qira për shkak të një prejardhjeje të caktuar racore apo ngjyrës së lëkurës.   

Diskriminimi racor gjithashtu ndodh kur ekziston një rregullë apo një politikë e cila ekziston për të gjithë por ka një efekt jo të drejtë mbi njerëzit me racë të caktuar,  ngjyrës, prejardhjes, origjinës kombëtare apo etnike apo statusti si emigrant siç është kur një kompani i thotë punëtorëve se nuk duhet të mbajnë kapela apo tjera gjëra për mbulim të kokës në punë, e që me gjasë është ka efekt jo të drejtë mbi disa njerëz me prejardhje racore/etnike të ndryshme.  

Nëse përjetoni diskriminim racor apo urretje mund të bëni një ankesë deri tek Komisioni Australian për të drejtat e njeriut. Ky proçes i parashtrimit të ankesës është i thjeshtë, falas dhe fleksibil.  

Për të parashtruar një ankesë tek Komisioni Australian për të drejtat e njeriut, vizitoni www.humanrights.gov.au/complaints 

Shërbimi Nacional i Informimit

Shërbimi Nacional i Informimit (NIS) i Komisionit australian për të drejtat e njeriut siguron informacione dhe referime për individët, organizatat dhe punëdhënësit në lidhje me vargun e të drejtave të njeriut dhe çështje të diskriminimit. Ky shërbim është falas dhe konfidencial.

NIS mund të:

  • ju jep informacione në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë sipas të drejtave federale të njeriut dhe ligjit për antidiskriminim
  • diskuton nëse mundeni të bëni një ankesë tek Komisioni apo se si ligji mund të zbatohet në situatën tuaj 
  • ju jep informacione se si të bëni një ankesë, përgjigjeni ankesës apo si të merreni me çështje specifike të diskriminimit 
  • ju referoj tek ndonjë organizatë tjetër që mund t’ju ndihmoj  

Ju lutem vëreni se NIS nuk mund të siguron këshillim ligjor.

Mund ta kontaktoni NIS përmes:  

Shërbimi për përkthim dhe interpretim

Shërbimi për përkthim dhe interpretim (TIS National) është një shërbim interpretimi për njerëzit që nuk dinë të flasin anglisht. Shumica e Shërbimeve Nacionale TIS janë falas për njerëzit joanglisht folës.

Këshillimi dhe Mirëqenia e Shëndetit Mental

Një shërbim i ri 24/7 veçanarisht i përcaktuar për të ndihmuar njerëzit gjatë pandemisë  COVID-19 është në dispozicion falas për të gjithë australianët. 

Shërbimi për mbështetje mund të qaset përmes faqes https://coronavirus.beyondblue.org.au/

Për shërbime për mbështetje në kriza personale dhe shëndetit mental mund të kontaktoni Beyond Blue në 1800 512 348 ose Lifeline në 13 11 14 në çdo kohë. 

Kids Helpline është një shërbim falas për të rinjtë prej 5 deri 25 vjeç. Fëmijët, tinejxherët dhe të rinjtë mund të thirrin në 1800 551 800 në çdo kohë.