Shëndetësia

Informacion shëndetësor

Simptomat e korona virusit përfshijnë:

  • ethe

  • kollë

  • dhimbje fyti

  • lodhje

  • vështirësi në frymëmarrje

Nëse sëmureni dhe dyshoni se jeni infektuar me korona virus, kërkoni ndihmë mjekësore.

Për informacion, mund të telefononi Linjën Kombëtare të Ndihmës së Korona Virusit. Nëse ju nevojiten shërbime përkthimi apo përkthim verbal, telefononi në 131 450.

Nëse shfaqni simptoma serioze, si vështirësi në frymëmarrje, telefononi 000 për ndihmë mjekësore urgjente.

Në portalin e Ministrisë së Shëndetësisë jepet informacion në gjuhë të ndryshme nga anglishtja për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të sigurt dhe për të minimizuar rrezikun për komunitetin.

Testimi dhe trajtimi për COVID-19

Edhe nëse nuk keni vizë, ose nuk jeni të sigurt në lidhje me statusin e vizës suaj, do të duhet t’i përmbaheni udhëzimeve të shëndetit publik.  Nëse nuk ndjeheni mirë, kërkoni ndihmë mjekësore dhe testohuni për COVID-19.

Qeveritë e shteteve dhe territoreve ofrojnë testim dhe trajtim falas për COVID-19.

QËNDRONI TË SIGURT

  • Ruani gjithmonë higjienë të lartë, lani duart me sapun dhe ujë për 20 sekonda, mbuloni gojën kur kolliteni dhe mos prekni sytë, hundën apo gojën.

  • Ruani distancë sociale prej të paktën 1.5 metra, kur ndodheni jashtë shtëpisë.

  • Shmangni përshëndetjet përmes kontaktit fizik, si përmes dhënies së dorës, përqafimeve dhe puthjeve.

  • Përdorni shërbimin “tap and go” në vend të blerjeve me para në dorë.

  • Lëvizni në orët kur lëvizjet janë të rralla dhe shmangni turmat.

  • Informohuni më së miri - përdorni vetëm informacione zyrtare nga burime të besuara. Shkarkoni aplikacionin për celularë “Coronavirus Australia”, regjistrohuni në shërbimin “Coronavirus Australia” të WhatsApp dhe vizitoni www.australia.gov.au për informacionet e fundit.

Linja për mbështetje për COVID-19 për të moshuarit

Linja për mbështetje për COVID-19 për të moshuarit informon, mbështet dhe lidh të moshuarit e Australisë.

Disa të moshuar janë të cenueshëm ndaj COVID-19 por janë edhe më pak të lidhur me internet dhe kanë nevojë për mënyra të qasjes së informacioneve për rrethanat e tyre. Linja për mbështetje për COVID-19 për të moshuarit siguron informacione dhe mbështetje.

Të moshuarit e Australisë, familjet e tyre, miqtë dhe kujdestarët mund në THIRRIN FALAS në 1800 171 866 nëse ata:

  • dëshirojnë të bisedojnë me dikë në lidhje me kufizimet për COVID-19 dhe ndikimi i tyre mbi ata
  • ndjehen të vetmuar apo janë të brengosur për të dashurit e tyre
  • kujdesen për dikë dhe kanë nevojë për informacione apo për të biseduar
  • kanë nevojë për ndihmë apo këshillë për ndryshimin e shërbimeve që i marrin për të moshuarit
  • kanë nevojë për ndihmë për t’u qasur shërbimeve apo furnizimeve esenciale siç është shopingu
  • janë të shqetësuar për veten, për një mik apo anëtar të familjes që jeton me demencë
  • dëshirojnë të caktojnë një kontroll të njëhershme apo të rregullt të shëndetit për vete, apo për dikë tjetër.

Të moshuarit e Australisë, familjarët e tyre, kujdestarët, miqtë apo mbështetësit mund të:

  • thirrin 1800 171 866
  • 8.30am – 6pm AEST gjatë ditëve të punës
  • për çfarëdo informacioni apo shërbimi për të cilin mund të kenë nevojë.