shëndetësor

Shpëtoni jetë dhe ndihmoni në ngadalësimin e përhapjes së korona virusit në Australi

QËNDRONI NË SHTËPI

  • Mos u largoni nga shtëpia përveçse nëse nevojitet.

  • Shmangni daljet nga shtëpia për veprimtari jo esenciale.

  • Mos ftoni në shtëpi familjarë apo miq.

  • Qëndroni në shtëpi, përveçse nëse:

    • duhet të shkoni në punë apo shkollë (nëse nuk mund t’i kryeni nga shtëpia) 

    • duhet të bëni pazar për blerje esenciale, si ushqime (kthehuni në shtëpi pa vonesa)

    • duhet të dilni në lagje për aktivitet fizik vetëm ose të shoqëruar nga një person tjetër

    • duhet të shkoni në konsulta mjekësore apo vizita emergjencash.

  • Shërbimet mjekësore, super marketet, bankat, pikat e karburantit, shërbimet postare dhe të dorëzimit në shtëpi do të qëndrojnë hapur.

QËNDRONI TË SIGURT

  • Ruani gjithmonë higjienë të lartë, lani duart me sapun dhe ujë për 20 sekonda, mbuloni gojën kur kolliteni dhe mos prekni sytë, hundën apo gojën.

  • Ruani distancë sociale prej të paktën 1.5 metra, kur ndodheni jashtë shtëpisë.

  • Shmangni përshëndetjet përmes kontaktit fizik, si përmes dhënies së dorës, përqafimeve dhe puthjeve.

  • Përdorni shërbimin “tap and go” në vend të blerjeve me para në dorë.

  • Lëvizni në orët kur lëvizjet janë të rralla dhe shmangni turmat.

  • Informohuni më së miri - përdorni vetëm informacione zyrtare nga burime të besuara. Shkarkoni aplikacionin për celularë “Coronavirus Australia”, regjistrohuni në shërbimin “Coronavirus Australia” të WhatsApp dhe vizitoni www.australia.gov.au për informacionet e fundit.

QËNDRONI NË KONTAKT

  • Kontrolloni të afërmit dhe miqtë përmes telefonit ose online.

  • Ndihmoni të afërmit e moshuar dhe personat e tjerë vulnerabël me ushqime dhe mallra esencialë. Lërini ndihmat tek dera.

  • Organizatat vullnetare dhe bamirëse mund të ofrojnë shërbime për njerëzit në nevojë.

Informacion shëndetësor

Simptomat e korona virusit përfshijnë:

  • ethe

  • kollë

  • dhimbje fyti

  • lodhje

  • vështirësi në frymëmarrje

Nëse sëmureni dhe dyshoni se jeni infektuar me korona virus, kërkoni ndihmë mjekësore.

Për informacion, mund të telefononi Linjën Kombëtare të Ndihmës së Korona Virusit. Nëse ju nevojiten shërbime përkthimi apo përkthim verbal, telefononi në 131 450.

Nëse shfaqni simptoma serioze, si vështirësi në frymëmarrje, telefononi 000 për ndihmë mjekësore urgjente.

Në portalin e Ministrisë së Shëndetësisë jepet informacion në gjuhë të ndryshme nga anglishtja për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të sigurt dhe për të minimizuar rrezikun për komunitetin.