Vizat dhe kufiri

Kufizimet në udhëtime

Aktualisht ka hyrë në fuqi ndalimi i udhëtimeve që ndalon të gjithë shtetasit e huaj dhe qytetarët që nuk janë banorë të saj të hyjnë në Australi.

Personat që përjashtohen nga ndalimi i të drejtës së udhëtimit përfshijnë familjarët e afërt të shtetasve australianë dhe banorët e përhershëm, si bashkëshortët, personat e mitur në varësi, kujdestarët ligjorë dhe partnerët de facto. Pas ardhjes në Australi, të gjithë personat që kanë udhëtuar duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Informacion për personat e pajisur me vizë të përkohshme

Personat e pajisur me vizë që dëshirojnë të qëndrojnë në Australi edhe pas datës së përfundimit të afatit të vizës ekzistuese duhet të aplikojnë për vizë tjetër. Personat e pajisur me vizë duhet të eksplorojnë opsionet e tjera tl pajisjes me vizë, sipas nevojës së kushteve dhe të verifikojnë nëse mund të aplikojnë.

Për më shumë informacion mbi kufizimet e udhëtimit dhe vizat, vizitoni covid19.homeaffairs.gov.au.